Please enter at least 3 characters.

Olta Gixhari ekspozon linjat trupore gjatë pushimeve luksoze në Capri

2023/07/OLTUSHER.jpg

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gaxhiari, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Dhe për t'u freskuar në të ngrohtin e verës, ajo ka zgjedhur ishullin Capri - një nga destinacionet më luksoze të Italisë.

Aktorja e cila është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, nuk nguroi të ndante me ndjekësit e saj të shumtë disa fotografi dhe video nga pushimet e saj.

Imazhet përfshinin paraqitje të saj me bikini, në kuvertën e një jahti - teksa shijonte bukuritë ujore të Caprit.

Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, dukej më se atraktive teksa vinte në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit.

Aktorja durrësake është komentuar gjithmonë për trupin dhe bukurinë e saj, duke u shquar si një prej femrave më të bukura të kinemasë shqiptare.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve të saj nuk kanë munguar - shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e saj. /Telegrafi/

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Foto: Olta Gixhari/Instagram