Olayinka nuk mund të luajë as për 89-shin?
18/02/2015
Kjo pasi futbollisti kualitativ nuk do të ketë të drejtë të luajë deri në maj në Shqipëri, pasi kështu ishte dënuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, për shkak se nigeriani kishte nënshkruar kontratë me dy klube në të njëjtën kohë.
Mirëpo, Olayinka sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të transferohet në “Riza Lushta”, pasi nga Federata e Futbollit e Kosovës i kanë thënë Zërit nëpërmjet zëdhënësit Fazli Berisha, se dënimet e shqiptuara nga FSHF-ja barten edhe në Kosovë, me çka nënkuptohet se ai nuk do të ketë të drejtë të luaj as këtu.


