Please enter at least 3 characters.

OKB përkrah kryeprokurorin Lumezi

2016/01/okb-p-euml-rkrah-kryeprokurorin-lumezi_hd.jpg

Lumezi, ka theksuar se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi.

Ndërkaq, përfaqësuesi Special i KB-ve, Zarif, duke e uruar Lumezin për pozitën e re që ka marrë, e inkurajoi për bashkëpunim të ndërsjellë. Zarif ka kërkuar nga kryeprokurori Lumezi, që në ato sfera të bashkëpunimit, në të cilat mendon se Zyra e UNMIK-ut mund t’i ndihmojë, të thellohet bashkëpunimi.

Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për integrimin gjithëpërfshirës në sistemin prokurorial të Kosovës të komuniteteve pakicë, thuhet në njoftimin nga zyra e kryeprokurorit.