Please enter at least 3 characters.

Oferta e Newcastle u refuzua, por edhe tre skuadra të tjera angleze e duan Ferran Torresin

2024/06/GettyImages-2149577958-1140x750-1.jpg
320:"MADRID, SPAIN - APRIL 21: Ferran Torres of FC Barcelona takes a shot whilst under pressure from Eduardo Camavinga and Andriy Lunin of Real Madrid during the LaLiga EA Sports match between Real Madrid CF and FC Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on April 21, 2024 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Ferran Torres mund të rikthehet në Ligën Premier pas një viti jo aq të mirë të kaluar te Barcelona.

Sulmuesi spanjoll nuk është në planet e skuadrës katalunase dhe largimi i tij nga Katalunia duket i pashmangshëm.

Newcastle United bëri një ofertë për lojtarin, që ishte refuzuar nga Barcelona pasi u konsiderua e ulët prej 15 milionë eurove.

Megjithatë përveç Newcastle në garë për yllin spanjoll janë edhe tre skuadra të tjera angleze.

Tottenham Hotspur, Aston Villa dhe West Ham United kanë shprehur interesim për transferimin e spanjollit në Ligën Premier.

Torres ka shprehur dëshirën për një rikthim në Ligën Premier, pasi dëshiron një klub ku mund të ketë më shumë hapësira.

Barcelona nga ana tjetër synon që nga largimi i sulmuesit spanjoll të fitoj 40 milionë euro. /Telegrafi/