Please enter at least 3 characters.

O’Connell dënon sulmin ndaj Parim Ollurit, fton drejtësinë ta zbardhin rastin

2017/05/ruairi-oconnell-foto-xhemail-sllovinja-5.jpg

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, nëpërmjet një postimi në FB e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Parim Ollurit. Ai i ka uruar Ollurit shërim të shpejtë si dhe i ka bërë thirrje drejtësisë ta zbardhin këtë rast.

Ky është postimi i plotë i ambasadorit:E dënoj sulmin e mbrëmshëm frikacak ndaj Parim Ollurit. Shoqëritë e lira dhe demokratike mund të ekzistojnë vetëm si rezultat i punës jetike dhe të guximshme të gazetarëve. I uroj shërim të shpejtë dhe u bëj thirrje autoriteteve të trajtojnë këtë rast me seriozitetin më të madh. Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë atyre që kanë informacione rreth këtij rasti të kontaktojnë policinë: ky do të ishte një akt patriotik.