Please enter at least 3 characters.

OBRM-PDUKM: Edhe gjatë qeverisjes së LSDM-së kishte raste me ujë të pasigurt për pije

2024/05/obrm-vmro-llogo.png
OBRM-PDUKM
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM ka drejtuar kritika ndaj kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, duke e akuzuar për mosmarrjen e masave të nevojshme gjatë kohës kur ai ka udhëhequr Ministrinë e Shëndetësisë, lidhur me rastet e ujit të pasigurt për pije në disa vendbanime të vendit.

Në një kumtesë, partia në pushtet pretendon se, bazuar në dokumentet nga analizat e kryera dhe të publikuara në opinion, edhe gjatë qeverisjes së LSDM-së janë evidentuar raste me ujë të papërshtatshëm për konsum, përfshirë edhe në Gostivar.

Sipas OBRM-PDUKM-së, institucionet e asaj kohe nuk kanë ndërmarrë masa konkrete për zgjidhjen e problemeve, ndërsa nuk ka pasur, siç pretendojnë ata, shkarkime, hetime apo kërkesa për përgjegjësi ndaj personave përgjegjës në institucionet lokale.

Nga kjo parti vlerësojnë se kritikat e fundit të LSDM-së për situatën me ujin e pijshëm janë të pabazuara dhe kërkojnë nga Venko Filipçe që të sqarojë publikisht se cilat masa janë ndërmarrë gjatë mandatit të tij si ministër i Shëndetësisë.