Please enter at least 3 characters.

Obiliq, vidhen para në një objekt fetar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një vjedhje në një objekt fetar në Obiliq.

Policia bën të ditur se persona të panjohur kanë vjedhur një çantë me para, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar se të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në objektin fetar, me ç ‘rast kanë vjedhur një çantë me para (dinar serb), vlerë rreth 120 euro, një libër dhe një kryq”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar./Telegrafi/