Obeziteti, menopauza dhe rreziku i kancerit të gjirit – shpjegimi i onkologes Ademi-Islami
Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital onkologia Dafina Ademi-Islami ka folur gjerësisht për lidhjen mes obezitetit, menopauzës dhe rrezikut në rritje për kancer të gjirit.
Ajo theksoi se studimet shkencore tregojnë qartë se gratë që kanë obezitet të tipit abdominal—yndyrë të grumbulluar kryesisht rreth barkut janë më të rrezikuara për zhvillimin e kësaj forme të kancerit, sidomos pas menopauzës.Sipas Ademi-Islamit, qelizat yndyrore (adipocitet) nuk janë vetëm depo energjie, por shndërrohen në një mikroambient të favorshëm për rritjen e qelizave kanceroze.
Ato lëshojnë energji që qelizat e kancerit e shfrytëzojnë, duke krijuar kushte të përshtatshme për zhvillimin dhe progresin e tumorit.
Ky bashkëveprim, siç shpjegon onkologja, e bën obezitetin një faktor të rëndësishëm dhe të nënvlerësuar në kancerogjenezë.
Ajo gjithashtu theksoi se këta mekanizma përbashkohen te shumë sëmundje kronike, të cilat shpesh lidhen drejtpërdrejt me rritjen e riskut për kancer. Sipas studimeve të kryera në SHBA, rreth 17 lloje të tumoreve malinje lidhen me faktorët e stilit të jetesës, siç është obeziteti.
“Në studimet më kancer të gjirit vërehet qartë lidhshmëria menopauzë te gratë që kanë obezitet qendror rreth barkut me rritjen e riskut për kancer të gjirit. Ngase përveç asaj adipocitet, qelizat yndyrore janë edhe një farë mikroambienti i përshtatshëm për kancerin e gjirit, ngase një farë forme bashkë me to rrisin vlerat energjetike dhe energjinë që ato e lirojnë e thithin qelizat kanceroze, bëjnë një lloj mikroambienti që ndikojnë në zhvillimet e tumoreve apo progresit të tyre. D.m.th janë këto mekanizma të përbashkët të këtyre sëmundjeve kronike por që ndërlidhen me kancerin. Mund të them që faktorët e stilit të jetesës obeziteti në Amerikë në studimet e bëra del diku që rreth 17 tumore malinje ndërlidhen me këta faktorë dhe 9 për qind e kancereve në Amerikë vijnë për shkak të mbipeshës”, ka thënë Ademi-Islami.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë:


