Please enter at least 3 characters.

Nxisin nxënësin e klasës së parë të tymosë duhan (Video)

2016/09/Të-rriturit-nxisin-nxënësin-e-klasës-së-parë-të-tymosë-duhan-foto.jpg

Në një shkollë fillore në Kazakistan është filmuar një tetëvjeçar duke tymosur duhan.

Megjithëse nuk shihen në videon, pranë nxënësit në uniformë dëgjohen disa të rritur, që e inkurajojnë të tymos cigaren e ndezur që e ka në dorë, transmeton Telegrafi.

Derisa ata e nxisin dhe qeshin ai nxjerrë disa herë tym dhe më pastaj e fik cigaren në bar.

Mediet dhe organizatat për mbrojtjen e fëmijëve kanë kërkuar që të identifikohet ky djalë dhe të zbulohet se kush i ofroi dhe i kërkoi të tymosë.

Sikur të verifikohet, të gjithë të përfshirët mund të dënohen me burg. /Telegrafi/