Please enter at least 3 characters.

Nxirret personi që ra në një greminë në Bjeshkët e Studenicës në Istog, dërgohet për trajtim mjekësor

2024/01/411210035_911235740138149_7522956783934190241_n-e1704908618440.jpg

Një person i cili ka rënë sot rreth orës 12:00 në një greminë në Bjeshkët e Poshtme të Studenicës është nxjerr nga aty dhe është duke u dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, personi ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti është nxjerrë me ndihmën e zjarrfikësve, policisë dhe qytetarëve.

“Është nxjerr nga gremina personi që ra sot në Bjeshkët e Poshtme të Studenicës. Në vendngjarje janë policia dhe zjarrfikësit. Policia është informuar në orën 12:00. Personi ka marrë lëndime trupore dhe është duke u dërguar për trajtim mjekësor ”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/