Please enter at least 3 characters.

Nxënësit e Resnjës u njohën me llojet e zogjve të rajonit të Prespës

2016/01/zogjt-euml-japin-spektak-euml-l-video_hd.jpg

Në kuadër të projektit ''Forcimi i kapaciteteve për zbatimin e Natyra 2000'', nxënësit e shkollave fillore të Resnjës vizituan Qendrën e vëzhgimit në Stenjë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata patën mundësinë që të njihen me trashëgiminë natyrore, që u prezantua nga ekspertë të jashtëm dhe të ministrisë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor.

Nxënësit u njohën me llojet e zogjve që janë të pranishme në Prespë dhe sa vlejnë këta zogj për ekosistemin.

Përndryshe, si pjesë e rrjetit ''Natyra 2000'', Maqedonia duhet që të identifikojë të gjitha rajonet e rëndësishme për shpezët, para se të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian./Telegrafi/