Please enter at least 3 characters.

Nxënësit e Pejës fillojnë testimin PISA 2025

Sot në Pejë ka filluar testimi ndërkombëtar PISA 2025 për nxënësit 15-vjeçarë.

Testi nisi me nxënësit e ShMLE “Ali Hadri” dhe u zhvillua në hapësirat e IAAP “Rifat Gjota”.

Në këtë proces do të përfshihen gjithsej 424 nxënës nga 11 shkolla të mesme të ulëta dhe të larta të Komunës së Pejës.

PISA vlerëson aftësitë e nxënësve në lexim, matematikë dhe shkencë, duke ofruar të dhëna të rëndësishme për cilësinë e arsimit në vend./Telegrafi