Please enter at least 3 characters.

“Nuk të dua më” - sërish përplasje mes Jozit dhe Loredanës

Krahas Egli Takos dhe Gjestit, raporti i Joz Markut me Loredana Bratin nuk është në ditët e tyre më të mira.

Ata këto ditë kanë pasur përplasje të shumta me njëri-tjetrin duke mos u pajtuar në shumë raste.

Gjatë ditës së sotme (e enjte), të njëjtit gjithashtu u panë duke diskutuar për këtë marrëdhënie.

“Nuk meriton as të të flas”, iu drejtua në një moment Jozi - Lorit.

“Nuk të dua më”, ia ktheu banorja.

“E di nuk më ke dashur kurrë”, shtoi në vazhdim të bisedës këngëtari.

Ata tani po luftojnë për finalen e madhe duke qenë se kanë ngelur vetëm dy vende të lira. /Telegrafi/