Please enter at least 3 characters.

Nuk ndoqën udhëzimet e Kim Jong-un për tajfunet, dënohen zyrtarët shtetëror shkaku i disa viktimave

2020/09/RTS2WX67-scaled.jpg
423:"FILE PHOTO: North Korean leader Kim Jong Un attends the 5th Plenary Meeting of the 7th Central Committee of the Workers' Party of Korea (WPK) in this undated photo released on December 31, 2019 by North Korean Central News Agency (KCNA). KCNA via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. REUTERS IS UNABLE TO INDEPENDENTLY VERIFY THIS IMAGE. NO THIRD PARTY SALES. SOUTH KOREA OUT./File Photo
11:"via REUTERS

Partia qeverisëse e Koresë së Veriut ka bërë thirrje për ndëshkimin e zyrtarëve që nuk ndoqën urdhrat, gjë që çoi në disa dhjetëra viktima gjatë tajfunit që goditi Gadishullin Korean këtë javë, raportojnë mediat shtetërore.

Një gazetë zyrtare e partisë në pushtet të Koresë së Veriut, Rodong Sinmun, tha se zyrtarët në Wonsan, një qytet bregdetar në lindje, i cili ishte i prekur nga Typhoon Majsak dhe në Provincën Kangwon, nuk ndoqën udhëzimet për të siguruar ndërtesat e rrezikuara dhe nuk u përgatitën për një evakuim të mundshëm të banorëve të saj, gjë që çoi në disa dhjetëra viktima.

Partia e Punëtorëve të Koresë së Veriut mbajti një takim për të shqyrtuar gabimet e zyrtarëve kompetentë dhe për të kërkuar ndëshkime të rrepta ligjore, sipas gazetës Rodong Sinmun.

Zyrtarët e Koresë së Veriut tani kanë frikë nga një tajfun tjetër, potencialisht më i fortë se "Hayshen", i cili është në rrugën e tij për të goditur bregun lindor të gadishullit.

Ndryshe, Kim Jong-un njihet si një lider famëkeq, i cili zbaton edhe dënime të rënda ndaj atyre që zbatojnë urdhrat e tij, ku përfshihen edhe vrasjet. /Telegrafi/