Please enter at least 3 characters.

Nuk mund ta blinte një Mercedes-Benz DTM, ndaj e punoi vet (Foto)

2016/09/Nuk-mund-ta-blinte-Mercesed-Benz-DTM-andaj-e-punoi-vet-foto.jpg

Thouca Mechanicos nga Shtetet e Bashkuara, si shumë dashamirës të tjerë të Mercedes-Benz DTM, nuk kishte mundësi ta blinte këtë veturë të gjerë, por ai nuk u dorëzua.

Megjithëse të gjithë i thoshin se nuk mund ta krijonte makinën e fuqishme, ai vazhdoi punën deri në finalizim duke i lënë të gjithë pa fjalë, transmeton Telegrafi.

Ai e ka shfrytëzuar një C55 AMG që është prodhuar më 2014, për ta kthyer në modelin e ëndrrave.

Pos pjesës së jashtme, që është identike me DTM, është ndryshuar edhe motori që kishte 360 kuajfuqi, duke u shtuar në 550 njësi.

Me fuqinë, shpejtësinë dhe pamjen e jashtme me më shumë aerodinamike, kjo veturë është larguar nga rruga dhe është futur në pista për gara. /Telegrafi/