Please enter at least 3 characters.

Nuk ka raporte të mira mes Mbappes dhe Neymarit - ky i fundit i tensionon gjërat me përzgjedhjen e lojtarit më të mirë aktualisht në botë

2022/05/neymar-mbappe.jpg

Duket se raportet mes Neymarit dhe Kylian Mbappes në kohët e fundit janë acaruar tej mase.

Derisa kishin një shoqëri tejet të mirë ndër vitesh, duket se një gjë e tillë më nuk ekziston mes brazilianit dhe francezit.

Këtë e dëshmon edhe deklarata e fundit e Neymarit, aty ku tha se Mbappe kishte një sezon të mirë, mirëpo Vinicius Junior është lojtari më i mirë në botë aktualisht.

“Mbappe ka pasur një sezon të mrekullueshëm, Benzema gjithashtu”, ka thënë fillimisht braziliani.

“Por, nga ajo që kam parë, Vinicius Junior është lojtari më i mirë në botë”.

Duket qartë se ka një krisje raportesh mes dyshes së PSG-së, me Neymarin që pritet të largohet në këtë verë nga Parku i Princave. /Telegrafi/