Please enter at least 3 characters.

Nuk ka më armiqësi ndërmjet Kim Kardashian dhe Taylor Swift

2019/01/TayliorKim.jpg
235:"LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 08: Recording Artist Taylor Swift and Kim Kardashian attend The 57th Annual GRAMMY Awards at the STAPLES Center on February 8, 2015 in Los Angeles, California. (Photo by Larry Busacca/Getty Images for NARAS)
22:"Getty Images for NARAS

Kim Kardashian ka thënë se ka marrë fund zënka ndërmjet saj dhe këngëtares amerikane, Taylor Swift.

Ylli i "Keeping Up With The Kardashians" ka pasur raporte armiqësore me autoren e hitit "Bad Blood" që nga viti 2016, mirëpo tash ka thënë se e ka tejkaluar gjithçka.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin Watch What Happens Live, 38-vjeçarja ka thënë se të gjithë të përfshirët në këtë zënkë kanë vazhduar tutje dhe nuk ka më hatërmbejte.

Nikoqiri Andy Cohen e ka pyetur: "Kim, ti dhe Taylor Swift - akoma në armiqësi me Taylorin, pas gjithë asaj që ka ndodhur".

Ndërsa Kardashian u përgjigj: "Ka marrë fund. Mendoj se të gjithë kemi vazhduar tutje".

Bukuroshja amerikane nuk është mjaftuar me kaq, por ka dashur t'ua bëjë më të sigurt fansave të saj dhe atyre të Swift se nuk ka më asnjë armiqësi mes tyre.

(Foto: Dominik Bindl/Getty Images)

Prandaj, në profilin e saj në Snapchat e ka publikuar një video, në të cilën shfaqej duke e dëgjuar këngën e Taylor, "Delicate".

Burri i Kim, Kanye West, e kishte quajtur 'bushtër' Taylor Swiftin në këngën "Famous" dhe që atëherë, Kardashian kishte nisur një armiqësi publike me këngëtaren 29-vjeçare. /Telegrafi/

(Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)