Please enter at least 3 characters.

Nuk gabon Chelsea, fiton ndaj Southamptonit (Video)

2017/12/Marcos-Alonso-vs-Southampton-e1513443217337.jpg
294:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 16: Marcos Alonso of Chelsea celebrates after scoring his sides first goal with his Chelsea team mates during the Premier League match between Chelsea and Southampton at Stamford Bridge on December 16, 2017 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea ka fituar ndaj Southamptonit në Ligën Premier me rezultat 1-0.

Blutë ishin dukshëm më të mirë në këtë takim dhe në fund doli të jetë një fitore e merituar për kampionët aktual.

Në minutën e 14 një shans të mirë lëshoi Willian, ndërsa gjashtë minuta më vonë provoi edhe Marcos Alonso.

(Getty Images)

Gary Cahill (22') N'Golo Kante (25'), Tiemoue Bakayoko (40') dhe Pedro (43'), kishin raste për gol, por goli erdhi vetëm në kohën shtesë.

Ishte Alonso i cili shënoi golin e fitores nga gjuajta e lirë.

Në minutën e 63-të Charlie Austin kishte shans të mirë për të barazuar rezultatin, por dështoi.

(Getty Images)

Alonso provoi edhe për golin e dytë në minutën e 71-të, por Fraser Forster nuk lejoi që rrjeta e tij të tundet edhe një herë nga spanjolli. Vendasit provuan disa herë edhe në vazhdim, por nuk arritën të shënojnë golin e qetësisë.

Pas kësaj fitore Chelsea renditet në vendin e tretë me 38 pikë, kurse Southamptoni në pozitën e 12-të me 18 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Antonio Contes është ndaj Evertonit, kurse 'Saints' kundër Huddersfield. /Telegrafi/

https://twitter.com/FootballBus1/status/942060655925964800