Nuk e votojnë Sejdiun për president, ish emisari amerikan Grenell mbështet gjashtë deputetët e LDK-së
02/09/2026
Ish emisari amerikan Ballkanin, Richard Grenell ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.
Ai ka mbështetur gjashtë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kandidatin për president, Bekim Sejdiun.
Grenell në një postim në rrjetin X ka publikuar një fotografi të gjashtë kandidatëve të LDK-së me një mbishkrim.
“Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të Amerikës”, ka shkruar ai.
Gjashtë deputetë të LDK-së – Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri – kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin Bekim Sejdiun për president. /Telegrafi/
My friend @Avdullah Hoti and his colleagues are great friends of America. pic.twitter.com/jHCcIRC8VF
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 1, 2026


