Please enter at least 3 characters.

"Nuk e dua pozitën e Ancelottit, ai ka më shumë trofe në sirtar, se sa unë të brendshme në dollap"

2017/09/Sqarohet-trajneri-Ancelotti-ka-m-shum-trofe-se-sa-un-brek-8230-_TS_14-09-17_3531690037_.jpg

Trajneri i Hoffenhaim, Julian Nagelsmann, kishte thënë në një deklaratë në media se ëndërr e tij është që një ditë ta drejtojë Bayern Munichun.

Mediat e kishin marrë këtë fjalë si kandidaturë nga trajneri gjerman për ta drejtuar klubin e madhe gjerman.

Por ai është përkujdesur që t’i shuaj këto fjalë, duke thënë se e ka telefonuar Ancelottin dhe ia ka sqaruar situatën.

“Deklaratat e mia kanë pasur një ndikim më të madh se unë do të kisha kërkuar”.

“Për fat të keq, intervista është fokusuar te një koleg, si Ancelotti, për të cilin unë kam respekt të madh. Ai ka më shumë trofe në sirtarin e tij se sa unë të brendshme në dollap”

“Unë i dërgova Carlos një SMS për të shpjeguar kuptimin e asaj që thashë dhe me këtë çështja është e mbyllur. Fjalët e mia nuk kanë të bëjnë me një kandidaturë”, ka thënë Nagelsmann. /Telegrafi/