Please enter at least 3 characters.

Nuk do të ketë më ''Ditë të drurit'' në Maqedoni

2016/11/Dita-e-drurit.png

Qeveria e Maqedonisë ka sjellë vendim për të hequr nga përdorimi shënimin e ditës për mbjelljen e drunjve në gjithë territorin e Maqedonisë që është njohur si ''Dita e drurit'', shkruan Telegrafi Maqedoni.

Deri tani, sipas shërbimeve qeveritare, janë mbjellur rreth 35 milionë drunj ndërsa suksesshmëria e këtij aksioni është nga 0 deri në 15% të drunjve të mbjellë.

Në vend të këtij aksioni nga Qeveria e Maqedonisë thonë se do të mendojnë dhe bëjnë aksione tjera për të shtuar pjesën e gjelbërt në gjithë pjesët e vendit.

Përndryshe, kjo ditë trajtohej si festë në Maqedoni pasi të gjithë institucionet ishin të obliguar të mungojnë në punë që të mbjellin fidane. /Telegrafi/