Nuhiu flet për arritjet dhe sfidat e AK-Invest
AK-Invest viteve fundit është lider në ndërtimtari në Maqedoni dhe për këtë kemi biseduar me Agron Nuhiu, Drejtor Ekzekutiv i AK-Invest, për të folur më gjërësisht rreth planeve të kësaj kompanie por edhe për të përfituar nga përvoja e tij.Si po ec AK-Invest? Ne si kompani gjendemi në sfida të ndryshme, ku qëllimi ynë parimor është rritja graduale dhe e vazhdueshme në sferën e ndërtimit të lartë dhe të ulët, atë që e kemi veprimtari bazë. Duke gërshetuar përvojat tona paraprake (eksperiencat e kuadrit apo stafit) dhe pajisjeve më kualitative për t'i realizuar qëllimet e planifikuara.
Cilat janë sfidat e Agronit, si drejtor ekzekutiv në AK-Invest? Zhvillimi dhe progresi i një kompanie varet mbi të gjitha nga aftësia e ekipit. Trajnimet, seminaret, licencimet dhe aplikimet e pajisjeve adekuate për ta lehtësuar punën dhe rritjen e kualitetit të shërbimeve, dhe duke zgjeruar gradualisht edhe numrin e të punësuarve (stafit) dhe duke u ofruar edhe kushte sa më të mira për punë dhe mundësi zgjerimi te kompanisë në mënyrë të vazhdueshme në tregun vendor dhe të jashtëm.
Cilat janë planet e AK-Invest për të ardhmen? Larg modestisë mendojmë që ne si kompani ndërtimore kemi kapacitetin e mjaftueshëm për të bërë shumë më tepër se kaq. Planet tona janë rritja e volumit të punës aty ku veprojmë dhe zgjerim të dukshëm të numrit të punësuarve, rritjen e nivelit te sigurisë dhe shëndetit në punë (Health&Safety) dhe profesionalizmit të tyre me trajnime adekuate në vend por edhe jashtë vendit.
Ndërtimet e së ardhmes, cilat janë risitë e AK-Invest? Zbatimi i vazhdueshëm i risive(trajnimeve, seminareve, licencimeve të duhura) ashtu edhe pajisjeve adekuate të kohës dhe adaptimi me nevojat e tregut janë qëllimet kryesore të kompanisë. Ndërtimi i komplekseve rezidenciale (afariste dhe banesore) moderne me dizajne unike dhe të veçanta, me vendparkingje moderne, parqe sipas standardeve, kënde me lojëra për fëmijë, pishina etj...
Mesazhi i Agronit për të rinjtë? Duhet të punojmë për të jetuar!
Të rinjtë duhet të jenë më këmbëngulës, të jenë të motivuar - profesionistë atë që e realizojnë t'i përkushtohen edhe detajeve më të vogla dhe të jenë besnik, por gjithnjë duke marrë përgjegjësi dhe duke i kërkuar edhe kushtet optimale nga punëdhënësi. Puna e palodhur mund gjithmonë talentin. Disa njerëz kanë një prirje të natyrshme për të frymëzuar dhe udhëhequr të tjerët në një mënyrë që rezulton me sukses.


