Please enter at least 3 characters.

NRG Band xhirojnë klipin e ri

2016/01/1529948_10152834490812621_8137088600656008219_o-e1449064154619.jpg

Grupi NRG Band do të vijë me projektin e radhës.

Pas një pauze grupi i njohur ka vendosur të rikthehet me një këngë të re, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk kanë dhënë detaje rreth këtij projekti mësohet se xhirimet e videoklipit tashmë kanë përfunduar dhe për këtë është kujdesur produksioni “EMF Creative”.

Kujtojmë se projekti i fundit i vokalistit të grupit, Besnik Qaka, ishte në bashkëpunim me reperin Geotar Selimi në këngën “Ta du majmunin”, këngë kjo, e cila u shoqërua me kritika të shumta sa i përket tekstit dhe disa skenave të videoklipit. /Telegrafi/