Please enter at least 3 characters.

NPL “Ambienti” kryen punime mirëmbajtëse në parkingun e shkollës “Gjon Serreqi” në Ferizaj

Ekipet e Ndërmarrjes Publike Lokale “Ambienti” në Ferizaj kanë kryer punime mirëmbajtëse në parkingun e oborrit të shkollës “Gjon Serreqi”.

Punimet kanë përfshirë shtrimin e zhavorrit dhe sanimin e disa gropave, me qëllim përmirësimin e qasjes dhe sigurisë për nxënësit, stafin dhe prindërit që e frekuentojnë këtë hapësirë.

Nga kjo ndërhyrje, sipas ndërmarrjes, parkingu është bërë më i rregullt, më funksional dhe më i përshtatshëm për përdorim të përditshëm, duke krijuar kushte më të mira për komunitetin shkollor. /Telegrafi/