Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Portugalia 1-0 Maroku, vlerësohen Ronaldo dhe Moutinho

2018/06/RonaldoHakimi.jpg
330:"MOSCOW, RUSSIA - JUNE 20: Cristiano Ronaldo of Portugal consoles Achraf Hakimi of Morocco following Morocco's elimination from the World Cup after their defeat in the 2018 FIFA World Cup Russia group B match between Portugal and Morocco at Luzhniki Stadium on June 20, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Portugalia e regjistroi fitoren e parë pas dy ndeshjesh në Kampionatin Botëror duke e mposhtur Marokun dhe tash kryeson në Grupin B me katër pikë.

Cristiano Ronaldo ishte njeriu që e vendosi ndeshjen me një gol të shënuar në minutat e parë dhe në bazë të votave në faqen e FIFA-s është shpallur lojtari i ndeshjes.

Mirëpo, në bazë të WhoScored, paraqitja e kapitenit nuk ishte më e mira (7.4), pasi para tij e kanë renditur Joao Moutinhon (8.1). Notë të lartë ka marrë edhe portieri portugez, Rui Patricio (7.7) dhe mbrojtësi i krahut, Cedric Soares (7.6).

Paraqitje të mirë kanë bërë edhe lojtarët e Marokut, përkundër se e humbën ndeshjen dhe u eliminuan nga turneu.

Më i vlerësuari ishte mesfushori Younes Belhanda (7.3), ndërsa nota më e ulët nga startuesit i është ndarë portierit Munir Mohand Mohamedi (6.0).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

(Foto: WhoScored)

(Foto: WhoScored)

/Telegrafi/