Please enter at least 3 characters.

Normalizohet komunikacioni rrugor drejt Greqisë

2016/05/Kalim-Kufitar-Greqi-1.jpg

Normalizohet komunikacioni drejt Republikës së Greqisë si për hyrje ashtu edhe për dalje nga vendi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministria për punë të brendshme i njofton të gjithë qytetarët e Maqedonisë se më datë 23.05.2016, është normalizuar komunikacioni i automjeteve të udhëtarëve dhe të transportit dhe rrjedha e udhëtarëve gjatë hyrjes në dhe daljes nga Republika e Greqisë në të gjithë kalimet kufitare, i cili ishte në ndërprerje nga data 20.05.2016, për shkak të grevës së doganierëve grekë, transmeton Telegrafi Maqedoni./Telegrafi/