Please enter at least 3 characters.

Normalizohet gjendja në Aeroportin “Adem Jashari”, kryeministri Haradinaj vjen sonte në Prishtinë

2018/02/aeroporti.jpg

Janë rikthyer fluturimet dhe aterrimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pas disa anulimeve të fluturimeve të bëra gjatë ditës së sotme për shkak të kushteve atmosferike.

Zëdhënësja e këtij aeroporti, Valentina Gara ka njoftuar për KosovaPress, se në mbrëmje ka aterruar një aeroplan i linjës Stamboll - Prishtinë.

Ajo poashtu ka njoftuar se pas orës 17:30 janë anuluar disa fluturime, një nga Frankfurti, një nga Baseli dhe një nga Stambolli.

Gara ka bërë të ditur, se aeroplani i kompanisë i “Wizz Air” që ka fluturuar nga Londra për në Prishtinë, për shkak të motit të ligë, është dashur të aterrojë në Aeroportin e Sofjes.

Në këtë aeroplan ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Aeroporti i Sofjes ka njoftuar se aeroplani i “Wizz Air” do të fluturojë për në Prishtinë sonte në ora 22:50. /Telegrafi/