Please enter at least 3 characters.

Nora, e mrekullueshme në pozat e reja

2019/12/Noraistrefifk.jpg

Nora Istrefi arrin të tërheqë vëmendjen e faqeve rozë sa herë që publikon fotografi në rrjetet sociale, ndërsa gjatë fundjavës ka joshur interesimin e ndjekësve të saj të shumtë.

Bukuroshja ka pozuar e veshur me një fustan të zi, të shkurtër të lëkurës dhe është shfaqur e mrekullueshme në imazhet që i ka ndarë me fansat e saj.

Me këtë dukje, këngëtarja është paraqitur para fansave në një prej koncerteve më të fundit, ndërsa disa video nga performanca i ka shpërndarë në rrjetet sociale.

(Foto: Screenshot/InstaStory/noraistrefi)

Fotografitë e njëjta i ka publikuar edhe artistja e njohur e makijazhit, Sellma Kasumoviq, në profilin e saj në Instagram.

Ndryshe, autorja e shumë hiteve është përfolur së fundmi në faqet e thashethemeve që nga ndarja prej bashkëshortit të saj, Robert Berisha. /Telegrafi/