Nokian Tyres prezanton gomën e parë dimërore me grepa të tërheqshëm
Nokian Tyres ka prezantuar gomën e parë dimërore me grepa që mund të tërhiqen ose aktivizohen sipas nevojës.
Nëse ky formulim tingëllon i çuditshëm, e thjeshtojmë – grepat mund të tërhiqen ose nxirren kur është e nevojshme.
Me këtë koncept revolucionar dhe teknologjinë e saj unike, Nokian qartë sinjalizon të ardhmen e gomave dimërore.
Me një shtypje të butonit, shoferi mund të nxjerrë grepat për të përmirësuar aderimin e gomës.
Kur grepat nuk janë të nevojshme, ato mund të tërhiqen përsëri brenda gomës. Ideja e kësaj gome është që shoferi të mund të reagojë menjëherë kur kushtet ndryshojnë.
Grepat nuk përdoren në rrugë të thata dhe në kushte dimërore të qëndrueshme, por mund të aktivizohen kur ka akull për siguri maksimale.
Kjo gomë konceptuale përdor modelin e gërvishtjes së gomës dhe zgjidhjet strukturore të gomës së re dimërore me grepa Nokian Hakkapeliitta 8 SUV. Grepat ngrihen dhe ulen njëkohësisht në të katër gomat. Trupi i grepave mbetet në vend, ndërsa pjesa lëvizëse është një klin metalik i fortë në mes të grepave. Në Nokian thonë se kjo gomë mund të shndërrohet edhe në një produkt të prodhuar në seri.
Matti Morri, drejtues i shërbimit teknik të Nokian Tyres, tha se “goma e re konceptuale është një arritje teknologjike e jashtëzakonshme. Koncepti unik me grepa mund një ditë të bëhet realitet. Si pionierë në botën e gomave dimërore, tregojmë se është e mundur të kombinosh një gomë dimërore me ose pa grepa”.
Nokian Tyres zhvilloi dhe prodhoi gjithashtu gomën e parë dimërore në botë në vitin 1934. /Telegrafi/


