Nokia shet 4.4 milionë modele të telefonave Lumia
10/01/2013
Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, Nokia ka arritur që në tre muajt e fundit të vitit 2012 të shesë 4.4 milionë njësi të telefonave Nokia Lumia Windows Phone, nga totali i gjithmbarshëm prej 15.9 milionë telefona të mençur.
Sasia e mbetur e këtyre telefonave përfshin edhe modelet që bazohen në sistemin oeprativ Symbian (2.3 milionë) dhe Asha (9.3 milionë).
Për dallim nga tremujorët e tjerë të vitit kur Nokia kishte gjeneruar humbje në biznes, në këtë fundit është kthjellur, duke marrë parasysh se profiti i saj ka qenë i përafërt me 2 për qind. / Telegrafi /


