Nokautoi kundërshtarin me një goditje tinëzare nga prapa, por e pësoi nga stafi i tij (Foto/Video)
11/06/2017
Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në një duel boksi.
Murthel Groenhart ka goditur Harut Grigorianin pas përfundimit të raundit duke e shtrirë këtë të fundit përtokë.
Pas goditjes, Groenhart ka nisur të festojë, por i ka ndodhur e papritura – transmeton Mapo.
Ai është sulmuar nga trajnerët e Grigorianit, të cilët e vënë përpara duke e goditur me grushte.
Videoja është bërë hit në rrjetet sociale.


