Noizy dhe Seveni bashkëpunojnë për një hit veror
15/07/2015
Pas bashkëpunimit të tyre në këngën “Lej foret”, e cila u publikua në fund të muajit maj, Noizy dhe Seven Saraqi kanë vendosur të vinë edhe me një tjetër këngë.
“Zezake” titullohet kjo këngë që dyshja është duke e realizuar me videoklip,xhirimet e të cilit janë duke u bërë në Tiranë, transmeton Telegrafi.
Adonis Krasniqi dhe Valon Aziri, realizatorë të këtij videoklipi, kanë zbuluar për Telegrafin se “projekti do të finalizohet së shpejti dhe do të jetë njëra ndër hitet e verës”.


