“Njerëzit më shohin dhe bërtasin 'Topi i Artë'”: Dembele flet për shanset për ta fituar 'Topin e Artë'
Ousmane Dembele është favoriti për të fituar Topin e Artë këtë vit, përpara Lamine Yamal të Barcelonës.
Duke folur për shanset e tij, ylli i PSG-së e mori si të mirëqenë kandidaturën e tij si njërën prej favoriteve.
“Është normale të konsiderohesh si një nga favoritët për trofeun. Për një trofe individual, nuk ka asgjë më të mirë për një futbollist", ka thënë fillimisht Dembele në lidhje me Topin e Artë.
“Është ‘Graali i Shenjtë’ i futbollit. Kur i sheh të gjitha legjendat që e kanë fituar, është e jashtëzakonshme”.
“Njerëzit më shohin dhe më thërrasin në emër, duke bërtitur ‘Topi i Artë, Topi i Artë!’.”
“Por, për të qenë i sinqertë, Luis Enrique, stafi dhe të gjithë lojtarët ishin vërtet të përqendruar te skuadra, veçanërisht te finalja e Ligës së Kampionëve”.
“Pas një sezoni të tillë, me katër tituj, gola dhe asistime, është normale të konsiderohesh si një nga favoritët për trofeun”, përfundoi francezi.
Ndryshe, dinamikat e favorizojnë Dembelen në garën për çmimin, por votuesit do të kenë ende fjalën e tyre në fund. /Telegrafi/


