Please enter at least 3 characters.

Një tërmet i fortë godet Indonezinë

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi ishullin indonezian Flores, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ishte në det të hapur, jo shumë larg bregdetit, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.

Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Më herët këtë muaj, një tërmet me magnitudë 7.7 ballë goditi rajonin, duke vrarë të paktën 100 persona dhe duke zhvendosur më shumë se 180,000 të tjerë.