Një super reagim nga Juanflatroo - katër vrasje në raundin e rëndësishëm gjatë finales në Esea
15/02/2022
Rikthimi i ekipit fantastik me emër të ri “Bad News Eagles”, është pritur mjafte mirë nga shikuesit.
Në turneun e parë të zhvilluar, arritën që të korrin sukses duke u shpallur kështu kampion të “Esea Cash Cup”.
Pesëshja e ekipit më të mirë shqiptar treguan një lojë shumë të mirë, duke mposhtur ekipin anglez "Into the Breach" me rezultat 2:0, ndërsa në finale triumfuan ndaj ekipit polak "Ungentium", me rezultat 2:1.
Një nga veprimet i cili i ka mahnitur shikuesit, ishte veprimi që e ka bërë lojtari ‘Juanflatroo’ në finale duke arritur që me shpejtësi të eliminojë katër nga lojtarët e ekipit kundërshtar.
Me këto eliminime, i'a bëri edhe më të lehtë fitoren ekipit të tij dhe duke marrë me vete çmimin prej 2600 euro. /Telegrafi/


