Please enter at least 3 characters.

Një restorant në Beograd nxit reagime të ashpra të qytetarëve, çmimorja dallon kur bëhet fjalë për të huajt dhe serbët

2024/02/1-204.jpg

Një influencues nga Beogradi i Serbisë, ka treguar në rrjetet sociale një ngjarje të pazakontë që i ka ndodhur në një restorant në kryeqytetin e Serbisë.

Madje ai pretendimet e tij i ka mbështetur me fakte, pra me disa video të publikuara, ku në restorantin e lartpërmendur ekzistojnë dy menu me çmime të ndryshme.

Njëra është e dedikuar për serbët e tjetra për të huajt, duke aluduar në ngritjen e çmimeve për produktet e njëjta kur bëhet fjalë për të huajt.

Sipas tij, të huajt e kanë një ofertë prej 1.400 dinarësh për mëngjes, derisa ata që e dinë gjuhën serbe mund ta marrin të njëjtin ushqim për 1.200 dinarë.

Ai shfaq edhe menunë e ushqimi ku vërehet dukshëm dallimi i çmimeve të specialiteteve të ndryshme, pra në gjuhën angleze janë tjera çmime, e në atë serbe tjera. /Telegrafi/