Një person i armatosur vret katër njerëz në Gjeorgji - publikohen pamjet nga tregu i quajtur "Stamboll"
Një sulmues i armatosur vrau katër persona në një treg në Gjeorgji, pas së cilës i dyshuari u dërgua u arrestua.
Sulmi ndodhi në Rostava, afër Tbilisit, njoftoi ministria e Brendshme e shtetit gjeorgjian.
“Është konstatuar se G. O. (36) ka shtënë me armë zjarri në territorin e tregut. Nga të shtënat kanë mbetur të vrarë katër persona, mes tyre edhe daja i të akuzuarit, i cili punonte në treg. Një person, i afërm i të akuzuarit, ka pësuar lëndime trupore”, shkruan në deklaratën e ministrisë.
Pamjet që dyshohet se janë marrë në vendngjarje janë shfaqur në rrjetet sociale.
Të shtënat kanë ndodhur në të ashtuquajturin tregu i Stambollit, shkruan reuters.
Pas njoftimit për të shtënat, efektivët e policisë kanë arritur me shpejtësi në vendngjarje.
Personi që hapi zjarr është arrestuar në vend. Të plagosurit janë transportuar në spital. /Telegrafi/


