Please enter at least 3 characters.

Një person humb jetën pasi bie nga ndërtesa në Istog

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën paradite në komunën e Istogut, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese banesore.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 10:20, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

“Sot rreth orës 10:20, Policia është njoftuar se një person ka rënë nga një objekt banesor në Istog. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Rugova për Telegrafin.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij rasti. /Telegrafi/