Please enter at least 3 characters.

“Një përpjekje e dëshpëruar për të qëndruar e rëndësishme” - Katy Perry tallet për veshjen gjatë një performance

Këngëtarja Katy Perry ka tërhequr shumë vëmendjen e fansave dhe mediave muajt e fundit dhe një nga daljet e saj publike ka shkaktuar kritika.

Nga udhëtimi në hapësirë, publikimi i muzikës së re e deri te turnetë në botë, artistja ka qenë në qendër të titujve të lajmeve për mirë ose për keq.

Por këtë herë, ajo u tall për zgjedhjet e saj të veshjeve në performancat të turneut "Lifetimes".

Përkatësisht, Katy ishte një nga anëtarët e ekipit të raketës Blue Original, ku ishin edhe Lauren Sanchez, Gayle King, Aisha Bowe, Amanda Nguyen dhe Kerianne Flynn.

E njëjta nuk e fshehu entuziazmin e saj për rikthimin në tokë dhe duket se nuk ka reshtur kurrë së shfaquri.

Ajo në ndërkohë në rrjete sociale ka shfaqur një nga paraqitjet me një kostum me shumë detaje të spikatura.

“Ju prezantojmë KP143”, ka shkruar në postimin në Xu.

Supozohet se qëllimi i saj ishte të tregonte veshjen e re për të marrë lëvdata nga fansat, por kjo nuk ndodhi.

Jo shumë kohë pas njoftimit, Perry mori një breshëri ofendimesh dhe komentesh negative për rikthimin në fokus të udhëtimit të saj të fundit në hapësirë.

"Ishe në hapësirë për 11 minuta dhe tani mendon se je një alien", "Duhet të kishe qëndruar në hapësirë", "Duket e çuditshme", "Mendova se ishte një postim i rremë", "A mund të kthehesh në hapësirë dhe të qëndrosh", "Përpjekje e dëshpëruar për të qëndruar e rëndësishme", "Ti mbarove karrierën si një yll i popit", kanë qenë disa prej tyre.

Perry doli me këtë veshje gjatë performancës së saj të fundit në Mexico City. /Telegrafi/