Please enter at least 3 characters.

Një në një milion: Binjaket që nuk ngjajnë (Video)

2017/09/Binjaket-një-në-një-milion-ngjyra-te-ndryshme-lekure-dhe-deshira-krejtesisht-tjera-foto.jpg
25:"© Anita Maric / SWNS.com

Marcia dhe Millie Biggs nga Birminghami i Anglisë, kur kanë lindur në korrik të 2006-ës, ishin krejtësisht identike.

Por, me kalimin e kohës njëra nisi të ketë ngjyrë më të mbyllët të lëkurës, ndërsa tjetra më të hapur, me sy të kaltër dhe flokë kaçurrela, transmeton Telegrafi.

Derisa po rriteshin, kjo e fundit ishte shumë më dinamike, i pëlqenin lojërat dhe është drejtuar nga atletika në orët e edukatës fizike.

“Më pëlqen këndimi dhe vallëzimi, jam sikurse princeshë në këtë shtëpi”, ka thënë Millie, e cila ka ngjyrën e mbyllët të trashëguar nga babai me origjinë nga Xhamajka.

Nëna britanike e binjakeve të tilla të ndryshme që ndodhë një në një milion raste të lindjeve, ka thënë se i është dashur t’ua përkujtojmë mësimdhënësve se janë motra. /Telegrafi/