Please enter at least 3 characters.

Një komunë në Kroaci jep gati 8000 euro për lindjen e një fëmije

Komuna e Salit në Kroaci edhe këtë vit kryeson për mbështetjet për fëmijën e parë dhe të dytë, me rreth 7.963 euro, ndërsa për fëmijën e tretë më së shumti japin Imotski dhe Novska, 10 mijë euro.

Ndërkohë, Vir mban rekordin për fëmijën e katërt dhe të pestë, me 13 mijë dhe madje 26 mijë euro për fëmijën e pestë, dhe gjithashtu ka çerdhe falas.

Sa i përket mbështetjes për fëmijën e parë, Sali pasohet nga komuna Razhanac që jep 7000 euro. Rreth 3000 euro japin komunat Povljana dhe Kolan, ndërsa qyteti Imotski jep 500 euro më pak.

Pesë njësi administrative japin nga 2000 euro: Novi Vinodolski, Pashman, Vir, Gjulovac dhe Magadenovac, ndërsa pak më pak, 1990 euro, jep qyteti Otoçac.

Situatë e ngjashme është edhe për mbështetjen e fëmijës së dytë: Sali dhe Razhanac japin nga 7000 euro, ndërsa Povljana jep 6000 euro. Imotski jep 5000 euro, Pashman dhe Kolan 4000 euro, Vir 3500 euro, ndërsa Magadenovac 3000 euro.

Për fëmijën e tretë dhe të katërt, Imotski dhe Novska japin nga 10 mijë euro në të dy rastet. Stari Grad në Hvar jep 9310 euro, Povljana 9000 euro, ndërsa Blato në Korçula 7963 euro për fëmijën e tretë.

Për fëmijën e pestë, Vir është më bujari, me 26 mijë euro, duke përfshirë edhe masa të tjera si çerdhe falas dhe bursa për studentë.

Në listën e dhjetë komunave më bujare për fëmijën e pestë janë gjithashtu Pashman (14 mijë euro), Bol (12 mijë), Biograd na Moru (11 mijë), Imotski dhe Novska (nga 10 mijë), Blato (9556), Stari Grad (9310), Povljana (9000) dhe Preko (8000). /Telegrafi/