Please enter at least 3 characters.

Një kojotë shkaktoi befasi te kalimtarët, pasi u pa e bllokuar në një skaj të një hoteli në Florida

Një kojotë shkaktoi befasi te kalimtarët në Fort Myers, Florida, pasi u pa e bllokuar në një skaj të një hoteli.

Sipas autoriteteve, kafsha kishte hyrë në garazhin Denison, pranë hotelit Luminary, rreth orës 10:30 të mëngjesit.

Një dëshmitar tentoi ta largonte, por kojota u ngjit në një pjesë në katin e dytë.

- YouTubewww.youtube.com

Në vendngjarje mbërritën policia, zjarrfikësit dhe autoritetet e jetës së egër.

Para se të ndërhyhej, kojota arriti të hidhej vetë mbi një barrierë dhe u kthye në brendësi të garazhit.

Ajo u pa më pas duke u larguar drejt pyjeve aty pranë, ndërsa hoteli e komentoi me humor ngjarjen në rrjetet sociale. /Telegrafi/