Një i vdekur nga një sulm me furgon në Holandë pas koncertit të Bruno Marsit
Një furgon i ka përplasur disa fansa të mbledhur pas një koncert të Bruno Marsit në Holandë duke shkaktuar një të vdekur.
Automjeti ka goditur katër njerëz mëngjesin e të hënës në Limburg, me ç'rast njëri prej tyre e ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime.
Policia ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur disa ore pas koncertit të yllit të muzikës R&B, Bruno Mars.
Ngjarja ka ndodhur në Festivalin "PinkPop", i cili mbahet në provincën Limburg në jug të Holandës.
RTL ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë paraqitur menjëherë forcat e rendit duke përfshirë një helikopter dhe autoambulancat.
Policia është vënë në kërkim të automjetit, i cili është identifikuar nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes.
Ndryshe, Mars ka qenë ylli kryesor i festivalit që ka zgjatur tri ditë. /Telegrafi/


