Please enter at least 3 characters.

Një i vdekur e nëntë të lënduar si pasojë e aksidentit në Shajkovc të Podujevës

2020/07/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Shajkovc të Komunës s Podujevës.

Aksidenti ka ndodhur mes të një traktori dhe tre veturave, ku janë lënduar edhe nëntë persona të tjerë.

Në raportin e Policisë po ashtu është bërë e ditur se drejtuesi i traktorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh.Shajkovc, Podujeve 09.12.2020-17:30. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ne mes të një traktori dhe tre veturave. Si pasojë e aksidentit dhjetë persona meshkuj  kosovarë kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor ne QKUK, njeri prej tyre, si pasojë e lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës mashkull  kosovar dërgohet në IML për obduksion ndërsa drejtuesi i traktori – i dyshuari mashkull kosovar dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Telegrafi/