Një grua tregon “trukun e thjeshtë, por shumë efektiv” që mbron makinën në vendparkime të ngushta
05/06/2025
Një nënë nga Shtetet e Bashkuara ka shpërndarë në TikTok një truk të thjeshtë, por interesant dhe efektiv, për të dalë nga makina në vendparkime të ngushta “pa rrezikuar” as makinën tjetër dhe as makinën e saj.
Siç edhe shihet në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ajo tregon se përdor një pelenë të zakonshme, të cilën e vendos mes dy makinave, duke krijuar një shtresë mbrojtëse që mbron dyert gjatë nxjerrjes së fëmijëve nga makina.
Ajo thotë se në mungesë të pelenes, mund të përdoret edhe një çorape apo ndonjë send tjetër i butë.
Videoja e saj ka marrë mijëra pëlqime dhe ka marrë shumë komente pozitive nga përdoruesit që e konsiderojnë këtë zgjidhje shumë praktike dhe të lehtë për t’u përdorur. /Telegrafi/


