Please enter at least 3 characters.

Një grua rrahet nga burri dhe vjehrri i saj në Vushtrri, arrestohen të dyshuarit

2021/12/rrahje-dhune-730x440-1.jpg

Një grua ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehërri i saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet  se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:00, në Vushtrri.

Tutje bëhet e ditur se viktimës i është ofruar mbrojtje nga gjykata, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehërri i saj. Viktimës i është ofruar mbrojtje nga gjykata, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/