Një grua e vdekur dhe gjashtë të lënduar në aksidentin në Malishevë
16/08/2025
Një aksident i rëndë ka ndodhur të premten në Malishevë, ku një grua ka vdekur dhe gjashtë persona të tjerë janë lënduar.
Aksidenti ka ndodhur të premten në rrugën “Adem Jashari” në Malishevë, në ora 13:39.
“Dy vetura me targa lokale janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe gjashtë femra”, thuhet në raport.
Nga lëndimet e marruar njëra nga viktimat femër kosovare ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi. /Telegrafi/


