Please enter at least 3 characters.

Një gropë misterioze hapet në mes të rrugës (Foto/Video)

2016/04/Gropa-1.jpg

Një video interesante shfaq momentin kur një gropë hapet midis rrugës, dhe fillon të përpinë ngadalë asfaltin.

Kjo zonë raportohet se tashmë është rrethuar nga policia, ndërsa videon e ka regjistruar një polic me telefonin e tij mobil, transmeton Telegrafi.

Derisa në video shihet se si gropa përpinë asfaltin, mund të vërehet se ajo me kalimin e sekondave fillon të rritet.

“Ende nuk dihet se çfarë ka shkaktuar hapjen e kësaj grope, por besohet nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë mbizotëruar në këtë rajon ditëve të fundit”, ka deklaruar polici i cili ka filmuar momentin e hapjes së gropës. /Telegrafi/