Please enter at least 3 characters.

Një femër e arrestuar Vushtrri, inskenoi kidnapimin

2017/12/police-1.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Vushtrri, pasi kishte inskenuar se ishte kidnapuar nga një person.

Rasti ka ndodhur më 13 mars në ora 15:18.

"Është arrestuar e dyshuara femër K-shqiptare e moshës së mitur, pasi që e njëjta kishte inskenuar se ishte kidnapuar nga një i dyshuar mashkull K-shqiptar", thuhet në raportin policor.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/