Please enter at least 3 characters.

Një familje nga Katari ka bërë ofertë prej 560 milionë eurosh për ta blerë Napolin

2019/11/Aurelio-De-Laurentiis-2.jpg
292:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 10: Aurelio De Laurentiis, owner of Napoli is surrounded by media during a SSC Napoli training session ahead of their UEFA Champions League C match against Liverpool at Anfield on December 10, 2018 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, duhet ta shqyrtojë një ofertë për shitjen e klubit ose të vazhdojë ta drejtojë atë, me gjithë protestat e tifozëve dhe grevat e lojtarëve - bënë të ditur një avokat italian.Sportsmail ka mësuar se familja Al-Thani nga Katari ka bërë një ofertë në vlerë prej 560 milionë eurosh për ta blerë klubin italian.

Situata te Napoli është bërë e keqe së fundmi saqë lojtarët po angazhojnë truproja për shkak të prishje së raporteve të kryesisë së klubit me një pjesë të tifozëve.

(Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Pas refuzimit të futbollistëve që të merrnin pjesë në një stërvitje të kërkuar nga De Laurentiis për ta ngritur formën, presidenti i ka kërcënuar se do t'ua ulë pagat për 25 për qind.

Angelo Pisani (i cili ka qenë avokat edhe i legjendës së Napolit, Diego Maradona) beson se presidenti e ka humbur interesimin për klubin dhe tash përballet me një vendim të madh - ta shesë Napolin dhe ta mbajë Barin (në Serie C) si klubin e vetëm italian.

"Duket sikur Aurelio e ka humbur dëshirën që të investojë te Napoli. De Laurentiis do të vendosë nëse do ta mbajë Napolin ose Barin", ka thënë avokati. /Telegrafi/